Kapet grabitësi i postës së Kamzës, i gjenden edhe paratë

schedule15:04 - 20 Prill, 2022

schedule 15:04 - 20 Prill, 2022

Dy ditë nga grabitja e postës në Kamëz, është arrestuar grabitësi Elis Suçi. Burime për ABC, bëjnë të ditur se Suçi është kapur pranë zonës së Medresesë në Tiranë. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se policia ka mundur të sekuestrojë edhe parat e grabitura në postën e Kamëz. Kujtojmë se një ditë më parë, në pranga ka rënë edhe autori i dytë i grabitjes, 20-vjeçari Algert Kurti.

Dy të rinjtë rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë dhe janë larguar. Pas arrestimit janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Elis Suçi është një emër i njohur për policinë e shtetit. 30-vjeçari në skedarët e policisë është i përfshirë edhe në një grabitje tjetër të ndodhur në Tiranë. Ndërkohë në mars të këtij viti Suçi raportohet se qëlloi me armë ndaj policisë së Kamzës pas një aksioni për kapjen e tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!