Kapet duke transportuar emigrantë, arrestohet 27-vjeçari në Dibër

schedule09:32 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 09:32 - 15 Dhjetor, 2021

Policia e Dibrës ka arrestuar një 27-vjeçar, për dhënien e ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit. I riu është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, në drejtim të Kukësit me mjetin tip ‘Jeep’,  duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit,  vihet në pranga autori.

Nga specialistët e Hetimit Kundër Trafikut të Paligjshëm dhe të Narkotikëve në DVP Dibër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. K., 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, në drejtim të Kukësit  me mjetin tip ‘Jeep’,  duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shumë parash në euro, disa telefona celularë dhe automjeti që drejtohej nga shtetasi N. K.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!