Ka përfunduar me sukses operacioni për kapjen e autorit të plagosjes së dyfishtë në Cërrik pasditen e së hënës. Në pranga ka rënë 32-vjeçari B.H i dyshuar si autor i krimit dhe bashkëpunëtori i tij, 28-vjeçari me iniciale I.F.
Pasditen e së hënës pas një konflikti fizik për motive të dobëta, 32-vjeçari ka plagosur me pistoletë G.K dhe J.K. I pari mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa i dyti u lëndua në dorë. Aksioni për kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorit të tij vazhdoi gjatë gjithë natës dhe mësohet se për kapjen e tyre u angazhuan 30 forca policie.
Ndërkohë vijon puna për gjetjen e armës së krimit./abcnews.al