Kapet anëtari i grupit kriminal

schedule17:35 - 4 Maj, 2019

schedule 17:35 - 4 Maj, 2019

Arrestohet në Tiranë 33-vjeçari nga Shkodra Barush Bregu dhe një tjetër shtetas me inicialet B.Ç. po nga Shkodra, për përkrahje të autorit të krimit.

Në njoftimin e policisë thuhet se Barush Bregu është person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Po sipas njoftimit të policisë, 33-vjeçari është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Barush Bregu dhe shtetasi tjetër u arrestuan në një apartament të marrë me qira në lagjen “Komuna e Parisit”, në një operacion të përbashkët të Policisë së Shkodrës, Reneas, FNSH e forcave Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!