Kapet 31-vjeçari duke trafikuar kokainë në mes të Athinës, si u ndoq nga policia

schedule22:44 - 29 Tetor, 2020

schedule 22:44 - 29 Tetor, 2020

Një 31-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke në qendër të Athinës, ndërsa po tentonte të trafikonte drogë.

Mediat greke raportojnë se 31-vjeçari u përpoq të shmangte arrestimin nga policia.

Policia lokalizoi autorin e krimit brenda shtëpisë së tij, duke lokalizuar në të njëjtën kohë 377, 3 gram kokainë që do të shpërndante. 31-vjeçari me lëvizje të shpejta arriti të dilte nga shtëpia dhe duke hipur në motorin e tij  tentoi të ikte me shpejtësi.

Ndërkohë, policia e ndoqi dhe e ndaloi. Të riut pas kapjes iu sekuestruan po ashtu 30,000 euro dhe 377 gram kokainë. Atij iu gjet gjithashtu një telefon celular dhe një peshore elektronike precize. g.v/abcnews.al