Kapen 2 kg heroinë, pronari i autobusit shef i hetimit në policinë e kufirit

schedule13:52 - 19 Janar, 2018

schedule 13:52 - 19 Janar, 2018

Pronari i autobusit ku u gjetën dy kg heroinë është oficer policie. Ai është Edmond Çela me detyrë shef i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit të Migracionit në Korçë. Nuk dihet ende nëse Çela ka lidhje me drogën që u gjet në mjetin e tij të linjës Shqipëri-Greqi, por policia greke ka ndaluar drejtuesin. Operacioni sipas policisë shqiptare nisi në doganën tonë në Kapshticë. Por pasi kaloi në skaner nuk kanë mundur ta zbulojnë dhe sipas policisë sonë iu kërkua ndihmë palës greke për një kontroll të ri me aparatura më speciale. Siç edhe dyshohej droga u zbulua në një vend të fshehtë të autobusit. Për të hetuar pozicionin e Çelës nga Tirana drejt Korçës janë nisur specialistë të Krimeve të Rënda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!