Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar shifra të larta nga koronavirusi, 1261 raste të reja.
Ditën e sotme po ashtu janë regjistruar 22 viktima duke e çuar në total numrin e fataliteteve në 5851 nga fillimi i pandemisë, nga të cilat 3437 (58.7%) burra.
Të intubuarit janë 244. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. 178 (73.0%) e të intubuarve janë burra. 86.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje tjetër.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus është 158716, nga të cilat 52.0% janë burra./ db/Abcnews.al