Kapërcejnë shifrat, çfarë ndryshoi nga dje sot? Rritet numri i të infektuarve, ulen të shtruarit

schedule17:45 - 19 Janar, 2021

schedule 17:45 - 19 Janar, 2021

Këtë fillim vit ka pasur një ulje të numrit të viktimave dhe infektimeve që janë zbuluar në vendin tonë nga koronavirusi, ndryshe nga tre mujori i katërt i vitit të kaluar. Por nga dje sot ka një kapërcim të shifrave të të infektuarve që janë zbuluar nga testimet, që kanë pasur një rritje.

Nga 2343 testime dje u zbuluan 292 raste të reja, ndërsa sot nga 2510 tamponë që u bënë rezultuan 586 raste të reja me COVID-19. Sa i përket viktimave dje ishin 4, ndërsa sot 6 pacientë nuk e fituan betejën me koronavirusin.

Ndalur te situata në spitale në krahasim me 24 orët e kaluara sot kemi një ulje të numrit të pacientëve, por edhe atyre që janë në terapi intensive dhe të intubuar.

Dje në 4 spitalet COVID ishin 282 pacientë, 25 në terapi intensive dhe 6 të intubuar. Ndërsa sot po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 të intubuar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!