Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vinte nga Kanadaja/ Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar dhe një shtetas i huaj

schedule20:59 - 3 Korrik, 2026

schedule 20:59 - 3 Korrik, 2026

Rreth 46 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pas një kontrolli të detajuar me skaner mbi një ngarkesë që kishte mbërritur nga Kanadaja.

Sipas burimeve të ABC News, autoritetet shqiptare ishin sinjalizuar paraprakisht nga autoritetet kanadeze për të kryer një kontroll të imtësishëm të dërgesës së dyshimtë.

Burimet bëjnë me dije se për transportimin e lëndës narkotike dyshohen të përfshirë, tre persona: një çift me shtetësi shqiptare dhe një shtetas që dyshohet të jetë i huaj.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!