Kapen me 12 kg kokainë, pranga shqiptarëve

schedule10:27 - 11 Mars, 2018

schedule 10:27 - 11 Mars, 2018

Tre shqiptarë përfunduan në pranga nga policia italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike. Autoritetet sekuestruan 12 kilogramë kokainë dhe 114 mijë euro.

Policia ishte vënë pas dy makinave me shqiptarë që nga parkingu i një supermarketi në Romano dhe i ndoqën deri në shtëpinë e një shqiptari të katërt, i cili është denoncuar nga autoritetet së bashku me të fejuarën.

Sipas policisë, aty do të bëhej shkëmbimi i drogës. Por, pas ndërhyrjes së policisë u bë e mundur arrestimi i shqiptarëve dhe sekuestrimi i parave si dhe kokainës që ishte ndarë në 10 pako të ndryshme.

Pas disa kontrolleve në shtëpi, policia zbuloi gjithashtu disa materiale të fshehura në garazh, që sipas tyre shërbenin për të mbështjellë drogën.

Megjithatë policia deri më tani nuk i ka treguar emrat e shqiptarëve, por bën të ditur se janë të moshës nga 24 deri në 40 vjeç. Ndërkohë sipas mediave, nëse droga do të shitej në treg do të arrinte vlerën e qindra mijëra eurove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!