Kapen dy shpërndarës droge në Tiranë

schedule14:44 - 31 Tetor, 2018

schedule 14:44 - 31 Tetor, 2018

Dy të rinj të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike kanë rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për Armando Dervishin, 21 vjeç nga Çorovoda dhe Fatjon Shkallën, 24 vjeç nga Farka. Në shtëpinë e 21-vjecarit uniformat blu gjetën 101 doza të dyshuara kokainë ndërsa në shtëpinë e 24-vjeçarit u gjetën 69 gramë lëndë e dyshuar kanabis sativa. Detajet i bëri të ditura, Policia e Shtetit përmes një njoftimi për shtyp ku thotë se lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!