Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapen dy persona të shpallur në kërkim

schedule09:09 - 12 Tetor, 2018

schedule 09:09 - 12 Tetor, 2018

Dy persona të shpallur në kërkim u kapën gjatë operacionit të policisë në Mallakastër. Ata janë Fatmir Merkaj, 26 vjeç i akuzuar për tentativë vrasje e i dënuar me 6 vjet burg dhe Muharrem Saliaj, 65 vjeç, nga Fieri i akuzuar për trafik droge.

Gjithashtu policia ka shoqëruar tetë persona, të cilët më parë kanë patur precedentë kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier po vazhdojnë operacionet të cilat i nisën mbi bazën e një plani masash katër ditë më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!