Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kapen 320 kg kokainë në Portin e Pireut me destinacion Shqipërinë, arrestohet një shqiptar

schedule09:37 - 23 Maj, 2024

schedule 09:37 - 23 Maj, 2024

Policia greke është duke zhvilluar një operacion policor pas kapjes së 320 kg kokainë në orët e para të mëngjesit në Portin e Pireut.

Sasia e madhe e drogës është zbuluar në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Burimet e deritanishme bëjnë me dije se në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, person i shpallur në kërkim prej vitit 2017. Ky person ka qenë më parë i përfshirë në një rast të kapjes së drogës “Capatagon” e njohur edhe si “Droga e Xhihadistëve”.



Ne vitin 2017 policia greke zbuloi 635 mijë pilula Captagon me vlerë shitje rreth 10 milionë euro si dhe armë. Në operacionin e atëhershëm u arrestuan 2 shqiptarë, 1 turk dhe 1 grek dhe u shpallën në kërkim 1 turk, 1 ish polic grek dhe shtetasi shqiptar i cili u arrestua të enjten për kokainën në Pire./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!