Kapen 21 klandestinë egjiptianë në një banesë në Vlorë, ndalohet pronari

schedule16:05 - 4 Qershor, 2020

schedule 16:05 - 4 Qershor, 2020

Në këtë banesë në Vlorë ishin strehuar 21 klandestinë. Shtetas egjiptianë. Përmes informatorëve policia zbuloi këtë vendstrehim në zonën historike të qytetit bregdetar.

Këto janë momentet kur klandestinët janë shoqëruar në automietet e policisë për në komisariat për tu marrë në pyetje.

Burime të ABC News tregojnë se është ndaluar dhe pronari i banesës që i strehoi. Për të janë ngritur dyshime të arsyeshme si bashkëpunëtor në trafikimin e qënieve njerëzore./abcnews.al