1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe 16 armë zjarri kanë sekuestruar uniformat blu në afërsi të fshatit Leshnje të Memaliajt.
Policia përmes një njoftimi për shtyp bënë të ditur se armët dhe lënda narkotike janë gjendur në afërsi të shtratit të lumit Vjosa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë pas informacioneve të marra në rrugë operative, mes shkurresh uniformat blu kanë konstatuar të fshehur dhe të mbyllur me çelësa dy furgonë të bardhë të markës “Mercedes-Benz”, me targa të falsifikuara.
I kanë hapur dhe kanë gjetur aty, pakot e lëndës narkotike. Sipas policisë të prodhuar më herët pasi një pjesë ishte ngurtësuar e po dekompozohej si dhe 1 snaiper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu.
Policia mendon se personat që dispononin lëndën narkotike dhe armët e zjarrit i kanë fshehur në pyll nën presion të kontrolleve të ushtruara javët e fundi në atë territor.
Por në njoftimin për shtyp nuk jep informacion për persona të vënë nën pranga apo të dyshuar si posedues të armëve të zjarrit dhe lëndës narkotike, ndërsa thekson se operacioni po ndiqet me metoda speciale e nuk mund të bëhen të ditura të tjera detaje./abcnews.al