Vala vdekjeprurëse e Indisë ka “shkatërruar” qytete të mëdha si Delhi, Mumbai, Lucknow dhe Pune. Spitalet janë ezauruar dhe parkingjet e makinave janë bërë tashmë vende për funerale.
Por përveç qyteteve të mëdha ku pandemia është përhapur gjerësisht, virusi është përhapur edhe në qytetet e vogla dhe fshatrat.
Kota, qarku Rajasthan
Kota ka raportuar më shumë se 6,000 raste gjatë javës së kaluar dhe 264 viktima që nga fillimi i pandemisë – 35% janë raportuar vetëm në Prill. Vendi ka raportuar mungesa të oksigjenit dhe ilaçeve si remdesivir dhe tocilizumab. Një gazetar e ka përshkruar situatën si cunami Covid.
Ai tha se kishte një nevojë urgjente për më shumë pajisje oksigjeni dhe shtretër ICU para se më shumë njerëz të vdisnin në rrugë.

Allahabad, qarku Uttar Pradesh
Qyteti, i njohur gjithashtu si Prayagraj, kishte regjistruar 54,339 raste deri në 20 Prill, por ai ka shënuar një rritje prej 21% që nga ajo periudhë, me vetëm 11,318 raste gjatë javës së kaluar.
Rreth 32% e 614 e viktimave të raportuara u shënuan në Prill. Yogi Adityanath, kryetari i qytetit tha se nuk kishte mungesë të ilaçeve, shtretërve spitalorë ose oksigjenit, por ekspertët thonë se realiteti është i kundërt.

Kabirdham, qarku Chhattisgarh
Ky vend nuk kishte shënuar asnjë rast aktiv me Covid-19 deri në 1 Mars. Por në 7 ditët e fundit janë regjistruar 3,000 raste.
Spitali në Kabirdham ka shtatë ventilator, por nuk ka mjekë të trajnuar. Sipas të dhënave të qeverisë, spitali duhet të ketë 49 mjekë specialistë, por ai ka vetëm shtatë. Ekziston gjithashtu një mungesë akute e infermierëve dhe teknikëve të laboratorëve.

Bhagalpur dhe Aurangabad
Bhagalpur është një nga vendet më të prekura në Indi. Vendi ka regjistruar një rritje prej 26% që nga 20 Prilli, dhe numri i viktimave është rritur me 33% . Një zyrtar i lartë nga spitali tha për BBC se nga 220 mjekë, 40 kishin rezultuar pozitivë në 10 ditët e fundit dhe katër prej tyre vdiqën.

Aurangabad është gjithashtu shumë i prekur nga pandemia, duke regjistruar më shumë se 5,000 raste që nga 5 Prilli dhe 6 viktima sipas të dhënave zyrtare.
Nainital, qarku Uttarakhand

Qarku turistik në Himalaje po lufton për të përballuar numrin në rritje të rasteve. Të paktën 131 nga 142 shtretërit e kujdesit intensiv ishin të zënë në 27 Prill.
Vendi ka raportuar më shumë se 4,000 raste dhe 82 viktima gjatë javës së kaluar./abcnews.al

