Kaosi në aeroportin e Kabulit, Gjermania evakuon vetëm 7 persona

schedule10:42 - 17 Gusht, 2021

schedule 10:42 - 17 Gusht, 2021

Avioni i parë ushtarak është ulur në Kabul, që pas marrjes së pushtetit të talebanëve, sipas një deklaratë të qeverisë gjermane. Por vetëm 7 persona kanë mundur të evakuohen për shkak të kaosit që ka përshirë aeroportin e Kabulit.

Gjermania dëshiron të evakuojë mijëra shtetas gjermano-afganë, si dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, avokatë dhe persona që kanë punuar me forcat e huaja.

Sipas një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes avioni A400M mbërriti  të hënën në mbrëmje, me qëllimin për të evakuuar qindra persona, por për shkak të kaosit që është krijuar në aeroport, vetëm 7 prej tyre kanë mundur të largohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!