Kaosi me kamionët në Tiranë, “fluturojnë” tre shefa të rrugores

schedule16:50 - 22 Tetor, 2019

schedule 16:50 - 22 Tetor, 2019

Mjetet e tonazhit të lartë dhe urbanët vijojnë të jenë shkaktarët kryesor të krijimit të trafikut në Tiranë.

Pas kronikës të trasmetuar në ABC News, Policia Rrugore e Tiranës ka ngritur shërbime suplementare për monitorimin kamionëve dhe betonieret.

Trafiku i automjeteve në Tiranë rëndohet nga jo vetëm nga qarkullimi i kamionëve, betoniereve por, edhe nga mosrespketimi i orareve nga atubusët e linjave urbane dhe interurbane.

Mjete të tonazhit të rëndë që kalojnë në zonat me trafik të rënduar dhe autobus që nuk ndalojnë në vendin e përcaktuar për të zbritur udhëtarët.

Pas kronikës problematike të së hënës e transmetuar në ABC News, efektivëve të policisë rrugore iu komunikua një urdhër verbal për ngritjen e shërbimeve suplementare.

Arsyeja e ishte monitorimi i akseve në orët 07:00-deri në 09:00 lidhur me respektimin e orarëve të kamioneve dhe betoniereve në rrugët e brendshme Tiranës.

Por mejtet e tonazhit të lartë vijojnë të qarkullimin, të pashqetësuar nga askush.

Më herët janë denoncuar në abcnews.al disa lëvizje drejtuesish të nivelit të larte në polici që kanë qenë të emëruar në policinë Rrugore të Tiranës.

I pari që ka ikur nga detyre ka qenë I.R., ish-shefi i seksionit te linjave interurbane në Komisariatin Tiranë.

Të njëjtin fat ka pasur edhe ish-shefi i zyres se Aksidenteve ne Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tiranë. I treti që ka lëvizur ka qenë O.Gj., ish-specialist i Aksidenteve në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor.

Këto ndryshime janë propozuar nga shefi i policisë rrugore në Tiranë dhe firmosur nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!