Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale në Turqi ka njoftuar se numri i fëmijëve të identifikuar është 1114 dhe numri i fëmijëve të paidentifikuar është 282.
“Janë të regjistruar 1396 fëmijë të cilët janë nxjerrë nga rrënojat pa asnjë person shoqërues dhe 721 fëmijë trajtimi i të cilëve vazhdon në spital. 167 fëmijë janë transferuar në njësitë përkatëse të Ministrisë sonë. 508 fëmijë tanë u janë dorëzuar familjarëve të tyre pas kontrollit të identitetit dhe verifikimit të aplikantëve. Kemi 1114 fëmijë identiteti i të cilëve është identifikuar dhe 282 fëmijë identiteti i të cilëve nuk dihet,” njofton Ministria.
Kujtojmë që kërkimi për gjetjen e personave të gjallë vazhdon ende edhe pse shpresat thuajse janë shuar.
Deri më tani raportohet se për më shumë se 41 mijë viktimave.r.t/abcnews.al