Roma e ka konfirmuar që nuk do të fluturojë drejt Spanjës për ndeshjen e së enjtes kundër Sevilla në Europa League. Spanja ka bllokuar fluturimet nga Italia, si masë parandaluese për përhapjen e Coronavirusit.
Kështu UEFA do të jetë në pozita të vështira për të gjetur një zgjidhje. Këtë periudhë futbolli ka kaluar në plan të dytë dhe Sindikatat e Futbollistëve kanë kërkuar që të ndërpritet futbolli e jo të luhet më dyer të mbyllura.
Edhe ndeshja Inter-Getafe nuk dihet nëse do të zhvillohet. Presidenti i klubit spanjoll ka deklaruar se nuk do ta dërgojë ekipin e tij në Milano, një nga zonat më të prekura nga Coronavirusi në Itali dhe Europë. / abcnews.al
L’#ASRoma non andrà in Spagna per il match di Europa League contro il Siviglia a causa della mancata autorizzazione da parte delle autorità locali. Maggiori dettagli saranno resi noti dalla UEFA pic.twitter.com/oWB5mGUKWA
— AS Roma (@OfficialASRoma) March 11, 2020