Kaos në Romë si pasojë e reshjeve të dëborës

schedule11:58 - 27 Shkurt, 2018

schedule 11:58 - 27 Shkurt, 2018

Roma është në kaos si pasojë e reshjeve të dëborës dhe masave të pakta që janë marrë nga bashkia e kryeqytetit italian për t’u përballur me situatën e krijuar. Dhe në Napoli banorët e kanë gjetur veten të papërgatitur si pasojë e reshjeve të pazakonta të dëborës.

Reshjet e dëborës kanë krijuar kaos në kryeqytetin italian. Parashikimet meterologjike që jepnin alarmin për mbërritjen e temperaturave polare nga Siberia nuk mjaftuan për të shmangur kaosin në Romë. Situara më e vështirë është ajo në stacionet hekurudhore ku me mijëra pasagjerë kan mbetur të bllokuar.

Sipas mediave italiane autoritetet vendore kanë marrë masat në minutën e fundit duke nisur që nga 30 pastruesit e dëborës që janë marrë me qera nga një firmë piemonteze për 900 mijë euro. Por jo  të gjithë kanë mbërritur në kohë duke krijuar dhe problem në trafikun rrugor.

Në të paktat rrugë të pastruara të kryeqytetit shumë nga autobusët të vendosur në gadishmëri për transoprotin, kanë mbetu pa lëvizur pasi nuk ishte siguruar sasia e duhur e kripës që do të hidhej në rrugë.

Por dhe në Napoli situate është kritike ku reshjet e dëborës kanë gjetur të papërgatitur banorët. Shumë fluturime në aeroportin e Kapodikinos janë anuluar për shkak të akullit në pistë. Ndërsa autoritetet bëjnë apel që të shmangen lëvizjet me automjet nëpër qytet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!