DURRËS- Një shtyllë elektrike ka shkaktuar kaos në autostradën Tiranë-Durrës.
Telat elektrik dhe shtylla kanë rënë mbi rrugë duke shkaktuar trafik kilometrik.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe bashkë me autoritet përkatëse po punojnë për largimin e shtyllës nga rruga. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga thyerja e shtyllës.
/abcnews.al/