Në fillim të vitit të ardhshëm shumë biznese mund të falimentojnë, dhe për fat të keq do të jenë bizneset e “shëndetshme”, ato që do të shkojnë drejt mbylljes. Është ky parashikimi që Altin Sulejmani nga Shoqata e Kontabilistëve, i ftuar në ABC Live, bën duke marrë parasysh edhe krizat që kanë përfshirë thuajse gjithë botën.
Në këtë stad jemi te rritja e çmimeve të produkteve, por sipas tij, pritet që së shpejti të kemi edhe një rritje të çmimit për shërbimet.
“Rritja e çmimeve do të nisë edhe në pjesë të tjera të ekonomisë. Kemi papunësi, mungesë të krahut të punës, rritje të çmimeve. Ekonomia shqiptare nuk ka qenë ndonjëherë e goditur kaq shumë,” thotë Sulejmani.
Altin Sulejmani thotë se nëse do dojë të ndihmojë qytetarët në këtë situatë krize, qeveria duhet të ulë barrën fiskale, ose ta shtyjë në kohë apo të ndihmojë me investime në infrastrukturë.
“…do të fillojnë vështirësitë për biznesin. Kemi një hyrje monedhe nga të huajt për momentin, por sa të nisë tremujori i vitit, e shoh shumë të vështirë situatën.”
Kurse, sa i përket Bordit të Transparencës, Sulejmani e cilësoi një si një lëvizje marksiste të rrezikshme.
“Nuk më duket e vetmja zgjidhe, sidomos në këtë treg. Le të ngrejë një bord për përdorimin e burimeve që kemi, hidrokarbure. Është për t’u parë deklarimi i konsumit real të naftës, dhe për shpenzimet e parave publike….” /abcnews.al/