Kanye West lë rezidencen e tij prej 2.2 milionë dollarësh “në mëshirë të fatit”

schedule14:30 - 5 Shkurt, 2023

schedule 14:30 - 5 Shkurt, 2023

Krahas jetës së trazuar të Kanye West që së fundmi ka arritur të monopolizojë mediat, për arsye të gabuara, duket se po shpërbëhet edhe prona në Los Angeles, me vlerë 2.2 milionë dollarë.

Në videot dhe fotot e publikuara nga Daily Mail duket qartë përkeqësimi i pronës, pasi muret janë shembur dhe mbeturinat janë shpërndarë gjithandej.

Reperi duket se pas ndarjes nga Kim Kardashian, e ka lënë rezidencën e tij në mëshirë të fatit të saj.

Muret rreth viles janë shembur, duke lënë një gardh me tela me gjemba të ekspozuar me mbeturina të shpërndara përreth. Në fakt, pjesë të mureve rreth godinës kryesore kanë rënë dhe vetëm një cohë e bardhë mbulon rezidencën.

Sipas informacioneve, West mund të ketë jetuar aty së bashku me Irina Shayk, me të cilën dyshohet se ka pasur një lidhje të shkurtër.

Prona përmban një oxhak mahnitës prej guri, dysheme druri, tavane masive të harkuar, një suitë e gjerë dhe mbresëlënëse në katin e poshtëm dhe një banjë në stil spa. Përveç kësaj, aty ndodhen edhe shtëpi për mysafirë, gjashtë dhoma, gjithsej shtatë banja, një garazh me katër makina, një hambar të madh, koral dhe shumë vend për një pishinë.

Në fakt, ambientet mbresëlënëse u përdorën për një kohë edhe nga “Donda Academy”, një shkollë fillore krishterë në SHBA, e cila u instalua aty në shtator 2020.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!