Kanye West: Industria e muzikës duhet të hyjë në shekullin 21

schedule09:03 - 21 Shtator, 2020

schedule 09:03 - 21 Shtator, 2020

Kanye West ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të disa deklaratave të pazakonta. Së fundmi, reperi është shprehur se industria e muzikës duhet të hyjë në “shekullin 21”. 43-vjeçari ka dënuar industrinë e muzikës përmes një postimi në twitter, duke kërkuar transparencë dhe më shumë liri për artistët.

Ne do të shkojmë të lëvizim të gjithë industrinë e muzikës në shekullin e 21-të“, shkroi reperi, duke shtuar më tej se disa rregulla që sipas tij, duhet të ndiqen në këtë industri. Pak ditë më parë, reperi u komentua edhe për një postim që bëri në rrjete sociale duke urinuar mbi çmimin e tij Grammy..

Ndërkohë, ai i drejtohej vajzës së tij 7-vjeçare, North me një mesazh shqetësues teksa thotë se “nëse vritem mos i lejo mediat të të thonë se nuk isha një njeri i mirë”. “North, unë jam duke shkuar në luftë dhe jetën time po e vë në linjë dhe nëse vritem, mos i lejo mediat e bardha të të thonë se nuk isha njeri i mirë. Kur njerëzit të mundohet të të heqin nga jeta ime, dije se unë të dua.”, ka shkruar reperi. xh.d/abcnews.al