Kanye West ka kërkuar vazhdimisht rikthimin me ish gruan e tij, Kim Kardashian. Dhe pse ylli me famë botërore është në një lidhje me komedianin Pete Davidson, reperi kërkon me ngulm ribashkimin. Madje është kaq i fiksuar ndaj saj saqë së fundmi është parë bashkë me një vajzë që ngjan shumë me Kardashian.
“Sozia” e Kim-it është Chaney Jones, e cila është fotografuar të martën duke lënë festën e albumit të tij në Miami. Ajo që ra në sy ishte ngjashmëria me nënën e katër fëmijëve të tij. Chaney duket se është muza e re e reperit pasi u nda me Julia Fox. E veshur me një jumpsuit lëkure të bardhë, kalimtarët kanë menduar se mund të ketë qenë Kim.
Kjo e fundit aktualisht ndodhet në Milano për javën e modës. Është interesante se Chaney ishte veshur dhe stilua në mënyrë të ngjashme me Kim kur mori pjesë në eventin e albumit Donda të reperit në Atlanta vitin e kaluar. Kim mbante veshur një jumpsuit të kuq. Asokohe, Kim dhe Kanye kishin një raport të mirë me njëri-tjetrin.
/abcnews.al