Kanosi me armë tre vite më parë kushuririn, kapet vlonjati i shpallur në kërkim

schedule14:14 - 25 Shkurt, 2020

schedule14:14 - 25 Shkurt, 2020

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 3 vite burg për kanosje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 Mars 2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, 25 vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kurshuririn e tij për motive pronësie.

Njoftimi i policisë:

Kapet një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vite burgim.

Ndalohet nga Policia 25 vjeçari K. D., banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës bazuar në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018, e ka dënuar me 3 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 Mars 2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, 25 vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kurshuririn e tij për motive pronësie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme./abcnews.al