Në fshatin Bulgarec, Korçë, na oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, ka plasur një granatë dore.
Policia njofton se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, por detaje të rëndësishme ka dhënë shtetasi Eqerem Leshnja, kushëriri i parë i pronarit.
Ai thotë se ata kanë një konflikt familjar, mosmarrëveshje për pronën, pasi kërkojnë pjesë edhe motrat, sipas tij është hera e dytë që ndodh kjo ngjarje, por nuk di se ku të dyshojë.
“Kanë konflikte familjare. Mosmarrëveshje për pronën, pasi kërkojnë pjesë motrat. Shpërthimi ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit. Është hera e dytë që ndodh. Nuk kam njeri ku të dyshoj”, është shprehur Leshnja.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al