“Kanë ikur 1 milion shqiptarë”, Rama u përgjigjet kritikëve: Gënjeshtër e madhe dhe e turpshme!

schedule13:45 - 26 Maj, 2024

schedule 13:45 - 26 Maj, 2024

MILANO- Kryeministri Edi Rama në Milano iu përgjigj kritikave të opozitës, e cila e akuzuar se gjatë qeverisjes së tij kanë ikur nga vendi një milion shqiptarë.

Sipas Ramës, këto akuza dhe pretendime janë gënjeshtra të madhe dhe të turpshme.

Shqipëria po bëhet shtet që aq shumë i ka munguar qytetarëve të Shqipërisë. Disa gojë, nga ato që ju i njihni mirë, që thoshin se unë nuk duhet të vija këtu pasi nën udhëheqjen time paskan ikur 1 milion shqiptarë. Kjo 1 milion shqiptarë të ikur është gënjeshtër e madhe dhe e turpshme  njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana që doli nga ato gojët të pista duke ofenduar shqiptarët e Greqisë, që u shkrin si lumi në det në atë përfaqim kuqezi të Athinës”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!