“Kanë humbur jetën fëmijë”, Guterres apel të fortë: Ndaloni sulmet në Idlib

schedule07:31 - 22 Shkurt, 2020

schedule 07:31 - 22 Shkurt, 2020

Për të penguar rritjen e tensionit për shkak të konflikteve në perëndim të Sirisë, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonia Guterres bën thirrje për “armëpushim” në Idlib dhe për përfundimin e menjëhershëm të “të makthit dhe dhunës”.

Në një deklaratë për gazetarët në selinë e përgjithshme të OKB-së, Guterres tha se për shkak të konflikteve në veri-perëndim të Sirisë ku janë zhvendosur rreth 900 mijë njerëz, kanë humbur jetën fëmijë dhe se është shkelur ligji humanitar ndërkombëtar.

Pasi vuri theksin se në veriperëndim të Sirisë ndodhen rreth 2.8 milionë njerëz në nevojë për ndihmë, Guterres bëri apel për ndihmë në shumën prej 500 milionë dollarë për përballimin e nevojave të personave që janë zhvendosur në 6 muajt e fundit.

“Qeveria e Sirisë, me sulmet ajrore të mbështetura nga Rusia vazhdon sulmet e saj tokësore prej rreth një viti. Këtë muaj mes forcave turke dhe siriane janë shënuar konflikte që kanë rezultuar me vdekje”, deklaroi Guterres.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!