Kandidimi i Fredi Belerit për eurodeputet nga partia Nea Demokracia në Greqi, një çështje që i takon kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Është kjo ajo çfarë komenton prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo lidhur me kete kandidim. Por sipas tij, në kushtet e vështira ku edhe ndodhet vete Nea Demokracia duket si nje perpjekje e tyre për të tërhequr ekstremin e djathtë të cilët ishin larguar.
“Unë nuk kam asnjë koment, është ccështje e partisë së Mitsotakis. Ccështja nuk ka lidhje me perfektin e Vlorës dhe qeverinë shqiptare, kam përshtypje. Partia Neo Demokracia ka zgjedhur Belerin për ta kandiduar, mendoj që shfrytëzojnë këtë moment për të afruar drejt vetes në momente të vështira për Neo Demokracinë në Greqi për të afruar rreth vetes sa më shumë pjesë të ekstremit të djathtë, pjesë që ishin larguar. Unë mendoj që kjo është pjesë e partive greke dhe nuk ka lidhje me sistemin tonë”.
Tavo është ndalur edhe tek sezoni turistik. Duke prekur çeshtjen dhe problematiken e zjarreve si dhe mungesë e logjistikës, një problematike e sjell nga vetë zjarrfikësit. Një problematikë që sipas tij pritet të marrë zgjidhje, ndërsa është kërkuar nga të gjitha institucionet dhe aktoret apo përgjegjësit të merren masa konkrete për menaxhimin e zjarreve gjatë sezonit turistik. Është kërkuar nga disa bashki për blerje mjetesh ndërsa qeveria ka tashme një plan masash për zjarret por që pritet te marre zgjidhje vitin qe vjen.
Referuar edhe problematikës së pronave, kryesisht në bregdet dhe Himarë, Tavo ka theksuar se janë zhvilluar disa takime ndërsa është kërkuar nga bashkia e Himarës apo edhe e Vlorës në bashkëpunim me ASHK vendosja e një personi për të asistuar çdo qytetar qe ka problematike me pronat. Por sipas Tavos në muajin maj pritet të ketë rezultate konkrete referuar pronave./abcnews.al