Kandidatja socialiste në Shkodër: Nuk kemi pasur timonin, por kemi bërë më të mirën

schedule22:45 - 9 Shkurt, 2022

schedule 22:45 - 9 Shkurt, 2022

Teksa kërkoi votën për 6 Marsin, kandidatja e Partisë Socialiste për Shkodrën Majlinda Angoni tha sot para qytetarëve shkodranë se PS nuk ka asnjë arsye për të humbur pasi sipas saj përballë ka një parti që është çdo ditë në regres.

“Kemi përballë një parti që tregon përditë regres. Ne nuk kemi arsye me humbur. Sepse shkodranët nuk kanë më kohë për të humbur. Prioritet do jetë çuarja para e projekteve për një mjedis dhe një shoqëri më të fortë. Duke iu falenderuar nga zemra ju ftoj në komunikime të afërta. Ju garantoj për bashkëpunimin tonë në vazhdimësi”, deklaroi ajo.

Angoni tha se është e vetëdijshme se nuk është bërë më e mira, por socialistët kanë dhënë maksimumin edhe pse nuk kanë pasur timon e Shkodrës.

“Jam e vetëdijshme që nuk është bërë më e mira sepse më e mira nuk mjafton. Edhe pse nuk e kemi pasur timonin e pushtetit vendor e kemi treguar se qytetari është prioriteti jonë. Sot I drejtohem shkodranëve me një ofertë konkrete”, u shpreh Angoni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!