Kandidati shqiptar për kryeministër: Përgjimet demotivojnë votuesin

schedule21:03 - 15 Korrik, 2020

schedule 21:03 - 15 Korrik, 2020

Në Maqedoninë e Veriut zhvillohet sot zgjedhjet parlamentare. Për herë të parë, në këto zgjedhjet kandidon edhe një shqiptar për postin e kryeministrit.

Në një intervistë për emisionin “Ballkan”, kandidati i BDI, Naser Ziberi është shprehur se ditët e fundit ka pasur shumë përgjime dhe një gjë e tillë sipas tij demotivon votuesit.

“Ditëve të fundit ka pasur shumë përgjigje në të cilat aktorët kryesorë politikë nxjerrin të palarat dhe në njëfarë mënyrë e demotivojnë votuesin për pjesëmarrje masovike në zgjedhje në mënyrë që të vijë në shprehje vullneti I qytetarit dhe aq më tepër në kushtet e një pandemie, kur cdokush me përtesë do të vendosë që të dalë në kutitë e votimit”, deklaroi Ziberi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!