Kandidati për president, Vilajoana: E ardhmja e Messit? Premtoj vetëm diçka

schedule21:38 - 23 Nëntor, 2020

schedule 21:38 - 23 Nëntor, 2020

Do qëndrojë apo do largohet? E ardhmja e Leo Messit është tema e diskutimeve te tifozët e Barcelonës, të cilët nuk mund ta imagjinojnë idhullin e tyre me një tjetër fanellë mbi supe. Që kapiteni dhe ylli argjentinas, është “lodhur” me situatën e krijuar tek ekipi katalanas dhe dëshiron të provojë një aventurë të re në karrierë, kjo dihet.

Gjithsesi, tifozët e Barcelonës besojnë se presidenti i ri që do të zgjidhet, do ia dalë të bindë “pleshtin” të mbyllë karrierën në “Camp Nou”. Njëri nga kandidatët për postin e kreut të klubit spanjoll, është Xavier Vilajoana. Ky i fundit, në prononcimin e dhënë për SER Catalunya, shpreh mendimin e tij rreth futbollistit më të mirë në planet.

 

Xavier Vilajoana

Nëse vendos që nuk dëshiron të qëndrojë në asnjë mënyrë apo që nuk ndjen më entuziazëm te Barcelona… nuk na mbetet gjë në dorë. Unë premtoj vetëm një gjë: nëse Messi do të largohet një ditë, do t’i bëhen nderimet më të mëdha për atë që ka dhënë“, deklaron Vilajoana. /abcnews.al