Kandidati i Berishës në Shijak, i dëbuar nga Zvicra/ Avokati: Prokuroria duhet të kryente hetime

schedule18:57 - 7 Prill, 2023

schedule 18:57 - 7 Prill, 2023

Avokati Redi Ramaj thotë se prokuroria duhet të kryente hetime në lidhje me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha, për të verifikuar nëse ai është i dënuar në Zvicër, pasi pranoi se është dëbuar nga ky shtet.

Në një intervistë për ABC News, Ramaj u shpreh se nëse do ketë ankesë nga Partia Socialiste në KQZ për Tushen, mund të dalë komisioni me një vendim duke parë hetimin, por gjithmonë duke iu referuar ligjit për dekriminalizmin.

“Unë e kuptoj situatën. Në momentin që ti ke shumë alternativa si parti, janë dy parti shumë të mëdha. Edhe Partia Demokratike ka mundësi zgjedhjeje dhe nuk ka pse të kandidojë elementë të cilët mund të lënë brenda ligjit, të cilët i ndalon ligji për dekriminalizimin. E vetmja mundësi për zotin Tusha, mendoj që është fakti që ka një dëbim dhe akoma nuk dimë a ka dënim apo jo dhe prokuroria nuk na e thotë. Prokuroria shqiptare, që prej vitit 2021, sepse zoti Tusha ka qenë edhe kandidat si deputet në listat e Partisë Demokratike, duhet të kishte kryer një hetim të plotë që kjo çështje të mos kishte mbetur pa përgjigje.

Kjo do të bënte diferencën, për të vendosur nëse ndalohej nga organi i KQZ-së apo jo. Nëse do ketë ankesë nga Partia Socialiste në KQZ për këtë kandidat, mund të dalë komisioni me një vendim duke parë hetimin, por gjithmonë duke iu referuar ligjit për dekriminalizmin, duke parë nëse ka dënim të padeklaruar nga zoti Tushe”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!