Kandidatët shqiptare në Greqi, Malaj: Nuk e kam kundërshtar, ftoj emigrantët ta votojnë

schedule11:40 - 28 Prill, 2023

schedule 11:40 - 28 Prill, 2023

Mes qindra kandidatëve që do të kandidojnë në zgjedhjet e 21 majit në Greqi janë edhe dy shqiptarë.

Në këto zgjedhje do të marrin pjesë dy shqiptarë që janë përfaqësues të partive të ndryshme, Antilian Koxhaj i partisë Syriza, dhe Fatos Malaj pjesë e partisë PASOK.

Malaj në një intervistë të dhënë për “Tirana Live”, me gazetaren Elisa Gjerani është shprehur se ato nuk janë në garë me njëri tjetrin, pasi të dy garojnë në zona të ndryshme dhe për njq qëllim të përbashkët që është për të drejtën e emigrantëve.

LEXO EDHE: Kandidat në zgjedhjet në Greqi, Malaj: Do të jem zëri i emigrantëve për të drejtat e tyre

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që shqiptarët të votojnë Koxhaj, pasi dhe pse për një parti tjetër ai do përfaqësojë të drejtat e tyre në parlament.

Sfida është shumë e madhe dhe e njoh atë djalin është një djalë i përgatitur, ai nuk është në zonën time dhe pse është pjesë e një partie tjetër kundërshtare është e rëndësishme që emigrantët  shqiptarë të shkojnë ta votojnë. Në zgjedhjet e para mendoj se nuk do të arrijë që të krijojë qeverinë ndaj do të shkojmë në zgjedhje të dyta. PASOK që unë përfaqësoj synim kryesor ka pasur të drejtat e njeriut dhe për emigrantët që është e vetmja forcë që lejon që të marrin pjesë në votime dhe nëse nuk kanë nënshtetësinë. Është ajo forcë që në 2010 u dha mundësi emigrantëve që të votojnë dhe pa pasur shtetësi. Është ajo forcë që krijoi në çdo bashki krijoi përfaqësues për çdo bashki. Në 2010 u dha të drejtë emigrantëve që të lëviznin vetëm me një vertetim, ka kaluar në parlament ligjet më të favorshme për emigrantëve”, është shprehur Malaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!