Dialogu Kosovë-Serbi dhe qasja ndaj këtij dialogu, është një temat në të cilat janë përqendruar pjesa më e madhe e kandidatëve për kyeministër që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
Dialogu Kosovë Serbi është ndër temat kryesore të partive politike në prag të zgjedhjeve të parakohshshme në Kosovë.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti dhe kandidatja tjetër për këtë post nga LDK-ja Vjosa Osmani kanë përjashtuar mundësinë që dialogu të udhëhiqet nga presidenti.
Të dyja këto parti edhe në kohën kur ishin në opozitë kanë insistuar që dialogu të udhëhiqet nga kryeministri. Madje këtë premtim po e japin edhe si kandidat të mundshëm për të udhëhequr qeverinë.
Por sot Albin Kurti ka thënë se Vjosa Osmani nuk mund të udhëheq dialogun pasi që pas zgjedhjeve ajo do të jetë kryetare e parlamentit e ky kryeministër.
Por ai ka thënë se fillimisht do të nis dialogun me qytetarët serbë të Kosovës.
Dje Vjosa Osmani ka thënë se në këtë proces nëse ajo do të bëhet kryeministre presidenti do të ketë rol vetëm në nënshkrimin e marrëveshjes finale Kosovë Serbi.
Këto dy parti pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme kanë negociuar deri ditën e fundit për arritjen e një kaolicioni parazgjedhor por që nuk arritën marrëveshje pikërisht për shkak të nominimit të kandidatit për postin e kryeministrit. LDK-ja institonte që Vjosa Osmane të jetë kandidate e këtij koalicioni parazgjedhor e LVV-ja për Albin Kurtin. Megjithatë në rast se ndonjëra nga këto dy parti fiton zgjedhjet kanë kanë lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi për krijimin e qeverisë. /ABC News Albania 24/7