Ndonëse ende zyrtarisht nuk ka nisur fushata zgjedhore, partitë politikanë Kosovë po vazhdojnë me premtime elektorale. Kandidatët për kryeministër janë çdo ditë aktiv në media e në takime të ndryshme me qytetarë.
Kandidatët për kryeministra po vazhdojnë me premtime para fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit që do ta mbahen në Kosovë.
Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani ka premtuar se nëse ajo do të udhëheqë qeverinë atëherë vetë do të udhëheq edhe procesin e dialogut me Serbinë ndërsa presidenti do të ketë rol vetëm në nënshkrimin e marrëveshjes finale.
Osmani tha se nëse ajo e udhëheq qeverinë do të kërkoj hetim të secilit politikan për pasurinë që kanë. Ajo gjithashtu ka thënë se që që mbledhjen e parë të Qeverisë do rekomandoj shkarkimin e bordeve me performancë negative.
Derisa kandidati tjetër për kryeministër nga radhët e PDK-së Kadri Veseli premtim në këtë fushatë e ka luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmin.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve nëpërmjet Facebookut në një lidhje të drejtpërdrejtë në Institutin Demokratik të Kosovës. Ai ka thënë se qysh në javën e parë si kryeministër do të fillojë dialogun me serbët e Kosovës.
Ndërsa kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD Ramush Haradinaj gjatë ditës ka qëndruar në qytetin e Podujevës ku ka nderuar heronjtë e luftës.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD Fatmir Limaj sot ka qëndruar më i heshtur ndërsa ditë më parë ai u ka bërë thirrje kandidatëve për kryeministër nga partitë e tjera që të përballen në një debat, për të treguar se cilat janë programet e tyre./ABC News Albania 24/7