Kandidatët e “Rithemelimit”, PD: Nuk kanë asnjë lidhje me ne, Berisha i përdor për hallin e tij

schedule19:11 - 29 Janar, 2022

schedule 19:11 - 29 Janar, 2022

Partia Demokratike ka theksuar se emrat e shpallur sot në listën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit  për zgjedhjet lokale në 6 bashki, nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti.

Sipas PD, Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e “non gratës” së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD.  Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij.” shkruan Partia Demokratike.

Kujtojmë se sot demokratët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë përpiluar listën e kandidatëve që do të garojnë në votimet për Primare në gjashtë degët e partisë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!