Kandidatët e PD më 14 maj? Celibashi: Po verifikojmë, të tërhequrit nuk zëvendësohen

schedule12:08 - 30 Mars, 2023

schedule 12:08 - 30 Mars, 2023

KQZ nuk e ka ende një numër zyrtar se sa kandidatë ka depozituar PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet e 14 majit. Duke iu përgjigjur interesit të medias, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se listat e dorëzuara janë ende në proces verifikimi, proces që siç tha Celibashi do të marrë kohën e tij.

“Akoma nuk e kemi informacioninn dhe kjo jo për neglizhencë por duke qenë se procesi i dorëzimit të dokumenteve për zgjedhjet vendore që një pjesë dorëzohen në KQZ dhe një pjesë në KZAZ e kemi të pamundur se jemi në proces vlerësimi për të dhënë përgjigje të saktë.

Sot ose nesër do kemi informacion të saktë. Të dhëna s’mund të jap me këtë procss deri tani. Ne na rezulton që janë 24 subjekte zgjedhore që kanë dorëzuar listat shumë zgjedhore. Janë 832 lista me kandidatë për këshill, 147 kandidatë për kryetar bashkie.

Në total, 22 607 kandidatë që janë në proces verifikimi. Zyrtare janë ato lista që ne miratojmë. Nesër do kalojmë për shqyrtim procesi është voluminoz, insistimi ynë ka bërë që ky process të marrë kohën e vet. Zyrtare janë ato lista që ne miratojmë. Nesër do kalojmë për shqyrtim procesi është voluminoz, insistimi ynë ka bërë që ky process të marrë kohën e vet”, tha Celibashi, ndërsa theksoi se kandidatët PD të tërhequr nga gara nuk do të figurojnë në fletën e votimit dhe se PD nuk mundet më t’i zëvendësojë ata.