Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kandidatët e Berishës: Vrasim si në 2021/ Vijojnë kërcënimet ndaj socialistëve, Berisha merret me Suel Çelën. Bylykbashi, kushtrim për luftë

schedule15:20 - 2 Maj, 2025

schedule 15:20 - 2 Maj, 2025

Deklarata të tjera kërcënuese vijnë nga Elbasani. Kandidati i PD, Aurel Bylykbashi kërcënon se ka të gjitha mundësitë, të hapë një konflikt edhe më të madh ndaj socialistëve se në vitin 2021, e cila përfundoi me vrasjen e mbështetësit të PS, Pjerin Xhuvani, 3 ditë para zgjedhjeve.

“Çfarë duan këta, që 10 ditë para zgjedhjeve, ne të marrim urat e zjarrit në dorë e të djegim zyrat, sepse ne mund ta bëjmë dhe këtë, por do ta çojmë qytetin, Elbasanin, Cërrikun në një konflikt edhe më të madh se 2021.”

Këtë deklaratë, Bylykbashi e bëri para një zyre elektorale të PD në Cërrik, për të cilën pretendon se është grabitur gjatë natës. Sipas Policisë, ngjarja ska asnjë lidhje me zgjedhjet. Megjithatë, për demokratët, afërmendsh sulmi ka ndodhur nga socialistët. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të mos frikësohen por të shtyjnë me forcë, si armë ai thotë se kanë programin e PD.

“ Të mos tuten, të mos frikësohen,por të vazhdojnë me forcë shpërndarjen e programit të PD derë më derë. Sepse arma jonë e vetme në këto zgjedhje është programi i PD.”

Deklarata kërcënuese e Bylykbashit, ka mbështetjen e plotë të drejtuesit politik të PD në Elbasan, Tomor Alizoti. Kësaj radhe, ai thotë se është kënaqësi, që në emër të PD, të shtypë njerëz.

“Të jeni i sigurtë se është kënaqësia jonë si PD, të shtypim njerëzit banalë”

Mesa duket, Alizoti është frymëzuar nga deklarata e 1 ditë më parë, kur do hante të gjallë socialistët.

“Ju maskarenj, do t’ju hamë të gjallë”

Por Berisha, nuk u ka tërhequr veshin asnjë prej kandidatëve të tij. Ai vetë kërcënon Suel Çelën, kur bën fushatë me kandidaten e fisit Çapja në Elbasan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!