Kandidate për Ministër të Brendshëm? Ekonomi: E vendos kryeministri

schedule09:40 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 09:40 - 14 Dhjetor, 2020

Prej pesë ditësh vendi është përfshirë në protesta pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Qytete të ndryshme i janë bashkuar protestës, ku në disa prej tyre janë mbajtur homazhe duke kërkuar “Drejtësi për Klodianin”.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, njoftoi për mediat largimin e Sandër Lleshaj.

Së fundmi është ngritur pyetja se kush do të vendoset Ministër i Brendshëm, pas largimit të Sandër Lleshaj gjë e cila u komentua ditën e sotme edhe në “Abc-ja e mëngjesit” .

Deputetja e PS, Milva Ekonomi e pyetur nga gazetari Enkel Demi nëse është kandidate për Ministër të Brendshëm, u shpreh se kjo vendoset nga kryeministri, duke shtuar se është diçka që nuk  e ka menduar.

Enkel Demi: Je kandidate për ministër të Brendshëm?

Ekonomi: Askush nuk e vendos vetë, e vendos kryeministri , por nuk unë nuk e mendoj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!