Kandidat për deputet në Durrës dhe Vlorë, cili qark i dha më shumë vota kryeministrit Rama

schedule00:35 - 29 Prill, 2021

schedule 00:35 - 29 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama vendosi të kandidojë në dy qarqe në zgjedhjet e 25 Prillit, duke u pozicionuar i teti në listat e socialistëve të Vlorës dhe Durrësit. Në të dyja qarqet, PS ka arritur të dalë forcë e parë, duke marrë nga tetë mandate, pozicion ku renditet edhe vetë kryesocialisti.

Por cili qark i ka dhënë më shumë vota

Në listën e Vlorës, Rama kryeson në radhët e të vetëve, ku deri më tani ka arritur të grumbullojë 11 412 vota.  Rezultati i deritanishëm pritet të ndryshojë me diferenca të vogla, pasi në këtë qark ka mbetur vetëm një QV pa numëruar nga 445 në total.

Ndërkohë në Durrës, kreu i qeverisë ka marrë gati gjysmën e votave të Vlorës. Nga rezultatet e deritanishme rezulton se 4848 qytetarë kanë votuar atë për një mandat deputeti në Durrës. Nga 481 qendra votimi në këtë qark, janë nëmëruar 195 në total.

Ku do të jetë deputet kreu i qeverisë

Ditën e djeshme në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i socialistëve të Vlorës Damian Gjiknuri deklaroi se Rama do të jetë deputet në Vlorë. Megjithatë ky i fundit nuk ka bërë ende një reagim zyrtar në lidhje me qëndrimin e tij.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!