Kanceri kolorektal, ekipi i Spitalit “Hygeia” ofron metodat më bashkëkohore për pacientët

schedule21:46 - 10 Shkurt, 2020

schedule 21:46 - 10 Shkurt, 2020

Kanceri kolorektal ose siç njihet ndryshe kanceri i zorrës së trashë është ndër sëmundjet me natyrë malinje më të përhapura në SHBA dhe gjithë botën.

Rastet më të shpeshta në përgjithësi janë tek meshkujt e moshës mbi 50 vjeç, sipas Shefit të Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Hygeia, prof.dr. Bahadir Çelep, i cili tregon disa nga simptomat që shfaqen nga kanceri kolorektal.

“Simptomat më të shpeshta janë ndryshimet në mënyrën e të defekuarit, vështirësi në defekim apo edhe diarre. Ndonjëherë pacienti ka dobësi dhe anemi. Në varësi të stadit të sëmundjes apo madhësisë së tumorit mund të kemi edhe fryrje barku, por këto simptoma vërehen në faza më të vona të kësaj semundjeje”, sqaron Shef i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme Hygeia, Prof.Dr. Bahadir Çelep.

Shefi i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme në spitalin “Hygeia”, prof.dr. Bahadir Çelep, shprehet se për personat me faktorë rreziku, duhet bërë kontroll screening para moshës 50 vjeç dhe tregon metodat bashkëkohore të trajtimit në spitalin “Hygeia”.

“Për Kancerin e zorrës së trashë kemi 3 mënyra trajtimi që janë Kirurgjia, Kimioterapia dhe Radioterapia, të cilat kryhen në varësi të stadit të sëmundjes. Përsa i përket trajtimit kirurgjikal në Spitalin “Hygeia”, ne aplikojmë si kirurgjinë e hapur ashtu edhe atë laparoskopike (të mbyllyr). Duke qenë se Laparoskopia është teknikë kirurgjikale bashkëkohore dhe që sjell të njëjtat rezultate si edhe kirurgjia e hapur, ne sugjerojmë në të shumtën e rasteve të aplikojmë me shumë sukses kirurgjinë laparoskopike për trajtimin e kancerit të zorrës së trashë, kjo nisur edhe nga avantazhet që kjo metodë sjell për pacientin si kohë më të shpejtë rikuperimi, kohë më të shkurtër hospitalizimi, dhe nga ana estetike pacientit i mbeten shenja shumë të vogla, pasi aplikohen incizione shumë të vogla gjatë ndërhyrjes”, u shpreh mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!