Kanadaja vendos taksa për të pavaksinuarit kundër Covid-19

schedule13:42 - 12 Janar, 2022

schedule 13:42 - 12 Janar, 2022

Në një moment debatesh për sa i përket masave të marra nga shtete të ndryshme përballë pandemisë së Covid, vendimi i provincës kanadeze të Quebec ka shkaktuar shumë diskutime. Rajoni ka vendosur të taksojë të gjithë ata që nuk pranojnë të vaksinohen kundër Covid, shkruan BBC

Nga ana tjetër mban rekordin e trishtueshëm në Kanada për sa i përket viktimave të Covid dhe aktualisht po përballet me një valë të re infektimesh. Rreth 12 për qind e popullsisë së provincës rezulton ende e pavaksinuar, dhe këta të fundit përbëjnë gjysmën e pacientëve të shtruar në spitale.

Autoritetet vendore miratuan masën, e para në vend që penalizon financiarisht ata që nuk vaksinohen. Të gjithë ata që nuk kanë marrë as dozën e parë duhet të derdhin një kontribut. Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për personelin e spitaleve, pasi sipas kryebashkiakut 10%  e popullsisë nuk mund të vendosë për fatin e 90% të të tjerëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!