Kanadaja sanksionon 10 bashkëpunëtorët që ndihmuan Putinin për pushtimin e Ukrainës

schedule16:55 - 7 Mars, 2022

schedule 16:55 - 7 Mars, 2022

Kanadaja ka njoftuar sanksione të reja kundër 10 individëve “bashkëpunëtorë” të Valdimir Putin në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi sanksione të reja ndaj 10 individëve lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, shkruan BBC.

Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës, ai shtoi se këta individë u zgjodhën nga një listë e përpiluar nga lideri i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny.

“Puna që po bëjmë së bashku është për të ndëshkuar Putinin dhe mbështetësit e tij aty ku dhemb më shumë, veçanërisht duke sakatuar sistemet e tyre financiare dhe duke sanksionuar bankën e tyre qendrore”, tha Trudeau.

Pavarësisht se Kanadaja ka dhuruar tashmë 1 miliard dollarë ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare për Ukrainën, kryeministri tha se ka ende “më shumë për të bërë”.

Por çfarë po ndodh në Ukrainë?

-Rusia thotë se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve – kjo vjen disa ditë pasi përpjekjet e ngjashme në Mariupol dështuan pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord, sipas Ukrainës.

-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi një sulm rus të dielën në Irpin vrau një familje të re.

-Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.

-Ka pasur bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv.

-Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë në mes të pushtimit rus.

-Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008 pasi SHBA tha se po diskutonte një embargo të mundshme ndaj furnizimeve ruse me aleatët e saj./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!