Kanadaja ofron viza të përkohshme për banorët e Gazës që kanë të afërm në vend

schedule11:16 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 11:16 - 22 Dhjetor, 2023

Otava do të zbatojë një program imigracioni duke filluar nga janari për të lejuar banorët e Rripit të Gazës që kanë familje në Kanada të aplikojnë për një vizë të përkohshme, njoftoi të enjten ministri kanadez i imigracionit Mark Miller.

Qeveria e Justin Trudeau do t’u japë qëndrim të përkohshëm për tre vjet personave që kanë familjarë në Kanada, dhe që duan të largohen nga Gaza.

“Ne e dimë se shumë kanadezë janë të shqetësuar për sigurinë e të afërmve të tyre në Gaza, kjo është arsyeja pse ne po shpallim masa të përkohshme emigracioni”, vuri në dukje ministry.

“Kanadaja nuk përcakton se kush, kur ose sa njerëz do të mund të kalojnë” pikëkalimin kufitar Rafah në kufi me Egjiptin, i cili është i vetmi vendkalim kufitar që lidh enklavën palestineze me pjesën tjetër të botës, shtoi ai.

Javët e fundit, mbi 600 kanadezë dhe banorë të përhershëm kanadezë kanë arritur të largohen nga Gaza përmes këtij kalimi kufitar.

/abcnews.al