Kanadaja miraton vaksinën AstraZeneca për përdorim

schedule08:58 - 27 Shkurt, 2021

schedule 08:58 - 27 Shkurt, 2021

Kanadaja ka miratuar vaksinën AstraZeneca për përdorim, vaksina e tretë që miratohet pas  Pfizer / BioNTech dhe Moderna Covid-19.

Health Canada mori një kërkesë për autorizim nga AstraZeneca më 1 tetor dhe Instituti Serum i Indisë më 23 janar. Health Canada tregoi se vaksina e “AstraZeneca”-s tregoi një efikasitet prej rreth 62 % në parandalimin e rasteve simptomatike COVID-19 dy javë pas dozës së dytë.

Rregullatori miratoi përdorimin e saj për personat mbi 18 dhe më të moshuar.

Vaksina Novavax Covid-19, aktualisht është në fazën e 3 të provave klinike, tha Sharma. Health Canada pret rezultatet nga prova në fillim të Prillit.

“Ne po presim një vendim  për këto vaksina në një kronologji të ngjashme me rregullatorët e tjerë ndërkombëtarë, të tilla si Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së dhe Agjencia Europiane e Barnave”, tha Sharma. “Të gjitha këto të dhëna janë shumë premtuese.”/abcnews.al