Kanadaja lehtëson kufizimet, në mes të protestave të vazhdueshme

schedule13:55 - 11 Shkurt, 2022

schedule 13:55 - 11 Shkurt, 2022

Qeveritë e provincave të Alberta, Saskatchewan, Quebec dhe Manitoba, njoftuan planin e tyre për të hequr një pjesë ose të gjitha kufizimet  kundër Covid. Sipas kësaj, Alberta, i dha fund çertifikatës së vaksinimit, ndërsa njoftoi se në fund të këtij muaji do të heqë gjithashtu detyrimin për mbajtjen e maskës.

“Ka ardhur koha të mësojmë të jetojmë me virusin,” tha kryebashkiaku i Quebec-ut, François Legault, duke shtuar se shumica e kufizimeve do të hiqen gjatë muajit mars por detyrimi për mbajtjen e maskës dhe çertifikata e vaksinimit do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim të  dytë.

Qeveria e Manitoba njoftoi gjithashtu se kufizimet anti-covid do të hiqen hap pas hapi, duke filluar nga pranvera e këtij viti. Kanadaja ka vendosur kufizime më të rrepta për COVID-19 sesa Shtetet e Bashkuara dhe masat janë mbështetur nga shumica e njerëzve në vend, ku shkalla e vdekshmërisë për shkak të virusit  është një e treta e asaj të Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, shumica e kanadezëve duket se janë në mbështetje të disa kufizimeve të COVID-19, dhe më shumë se 84% e njerëzve në Kanada kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër covid, raporton abcnews.al

Sipas AP , rreth 90% e shoferëve të kamionëve në Kanada janë të vaksinuar dhe shoqatat e kamionistëve dhe shumë operatorë të pajisjeve të mëdha kanë denoncuar protestat, të cilat shumë besojnë se bazohen në ekstremizmin politik të ekstremit të djathtë.

“Ne të gjithë jemi të lodhur, por të gjithë jemi të frustruar, por duhet të jemi bashkë, të mbështesim  njëri-tjetrin”, tha kryeministri Justin Trudeau.  “Ne e dimë se rregullat dhe udhëzimet e shkencës dhe shëndetit publik janë mënyra më e mirë për ti dhënë fund kësaj pandemie.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!