Kanadaja kufizon numrin e studentëve ndërkombëtarë

schedule19:34 - 23 Janar, 2024

schedule 19:34 - 23 Janar, 2024

Në dy vitet e ardhshme, Kanadaja do të kufizojë dhënien e lejeve ndërkombëtare të studentëve dhe lejeve të punës për disa studentë pasuniversitarë, për shkak të numrit rekord të të ardhurve që po përkeqësojnë krizën e strehimit, njoftuan autoritetet kanadeze.

Pritet që ky vendim të rezultojë në uljen e lejeve të studentëve të lëshuara në 360,000 tashmë këtë vit, që është 35 për qind më pak se vitin e kaluar, tha Ministria e Emigracionit.

Ministri Mark Miller u shpreh se qeveria federale do të punojë me provincat, të cilat kanë juridiksion mbi sistemet arsimore, për të zbatuar kufizimet. Si arsye për futjen e tyre, ai deklaroi “mbrojtjen e të drejtave të studentëve nga universitetet që ofrojnë shërbime joadekuate me çmime shumë të larta”, dhe “rritja e presionit ndaj banesave”.

Numri në rritje i studentëve ndërkombëtarë, si dhe rritja e shpejtë e popullsisë e nxitur nga emigracioni, po ushtron presion në rritje mbi strehimin, sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shërbimet e tjera”, tha Miller, duke shtuar se një fluks më i ulët njerëzish do të ndihmonte në uljen e qirave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!